10:45 / 04.04.2023
‘L`Equipe’: Messi largohet nga PSG-ja nëse nuk pranon ulje të pagës
F.Bytyqi/RTKLive
Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj verë, nëse nuk pranon një ulje të konsiderueshme të pagës, raporton ‘L`Equipe’.
35-vjeçari ishte i prirur për rinovimin e kontratës së re me parisienët pas Kupës së Botës, por javë e fundit situata ka ndryshuar.
Messi tani është shumë afër largimit nga PSG, i cili do të qëndron tek kampionët në fuqi të Francës vetëm nëse pranon një ulje të ndjeshme të pagës aktuale.
Reprezentuesi i Argjentinës është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Barcelona.
Gjithashtu Messi kërkohet nga Arabia Saudite dhe MLS e Amerikës.























