14:54 / 04.04.2023
Ancelotti para duelit me Barçën: Koha që ne të fitojmë në ‘El Clasico`
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se është koha që skuadra e tij ta fitojë ‘El Clasicon’ e radhës.
Barcelona dhe Reali do të përplasen nesër mbrëma në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në Madrid ishte mbyllur me fitoren e katalonasve prej 1-0.
“Barcelona i ka fituar tri ndeshjet e fundit ndaj nesh, por mendoj qe tani është koha e jonë që ta fitojmë ‘El Clasicon’ e se mërkurës. Një ‘El Clasico’ është gjithmonë ndeshja më e rëndësishme. Është një rivalitet shumë i madh dhe kjo na lejon të luajmë një finale. Është kyç”, ka thënë Ancelotti.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit fillon në orën 21:00.























