Xavi i frikësohet Realit: Ata janë mësuar me përmbysje
BKT
Sport

Xavi i frikësohet Realit: Ata janë mësuar me përmbysje

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka kërkuar nga skuadra e tij që të jenë të përqendruar maksimalisht në ndeshjen me Real Madrid.

Barcelona dhe Reali do të përplasen nesër mbrëma në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në Madrid ishte mbyllur me fitoren e katalonasve prej 1-0.

Xavi në konferencën për medie, ka thënë se është i vetëdijshëm se skuadra e Carlo Ancelottit do të vijë në Barcelonë me ambicie për të përmbysur rezultatin e lojës së parë.

 “Ata mund të na mundin. Ata janë mësuar me përmbysje”, tha Xavi.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit fillon në orën 21:00.