Trump nën arrest pasi arrin në gjykatë
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump nën arrest pasi arrin në gjykatë

REL

)E plotësuar) Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur në një në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, ku do të përballet me akuza penale të martën, 4 prill. Ai është nën arrest teksa i lexohet akuza ndaj tij.

Gjatë rrugëtimit të tij, pak para se të arrinte në gjykatë, Trump postoi në platformën e tij "Truth Social".

“Duke u nisur për në Manhatin e Poshtëm, në ndërtesën e Gjykatës. Duket kaq SURREALE - UA, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.

Para se të hynte brenda ndërtesës së gjykatës, ai i përshëndeti përkrahësit e tij, të grumbulluar aty pranë.

Avokatët e tij kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat për një pagesë që dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar.

Pagesa besohet është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë në Nju Jork, përbën shkelje.

Në një mesazh të dërguar përmes postës elektronike, të titulluar “E-maili im i fundit para arrestimit”, ai u kërkoi përkrahësve të tij të ndihmojnë “në shpëtimin e Amerikës” duke bashkangjitur një link për mbledhje të fondeve.

Ai e quajti ditën e sotshme “një ditë tragjike për Republikën tonë”, teksa shtoi se SHBA-ja po shndërrohet në një “vend marksist të botës së tretë”.

Paraqitja e Trumpit para gjykatësit Juan Merchan pritet të jetë relativisht e shkurtër – Trump do t’i japë shenjat e gishtërinjve, do t’i dëgjojë akuzat kundër tij dhe do të deklarohet, siç pritet, i pafajshëm.

Merchan ka vendosur që kamerat televizive nuk do të lejohen në sallën e gjyqit.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.

Ish-presidenti republikan, i cili ka mohuar keqbërjen, e ka quajtur aktakuzën “persekutim politik” dhe ka parashikuar se kjo do t'i dëmtojë demokratët në zgjedhjet e vitit 2024.

Avokatët e Trump kanë thënë se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.

Dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit Sekret pritet ta shoqërojnë Trumpin nëpër rrugët e Nju Jorkut drejt gjykatës në Manhatan.

Ish-presidenti amerikan pritet që fillimisht të dorëzohet në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg. Më pas, ai del para gjykatës për të dëgjuar akuzat, dhe i jepet mundësia për t’u deklaruar, nëse e konsideron veten fajtor apo të pafajshëm.

Nëse i pandehuri deklarohet i pafajshëm, gjyqtari zakonisht e pranon deklarimin dhe e cakton seancën e radhës, apo edhe datën e mundshme të gjyqit.

Gjatë ditës, në qytet po mbahet një tubim në shenjë përkrahje për Donald Trump, i organizuar nga përfaqësuesja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, Marjorie Taylor Greene.

Greene argumentoi se Trump “”po i bashkohej disa prej njerëzve më të pabesueshëm në histori [duke] arrestuar sot”.

“Nelson Mandela u arrestua, u vu në burg. Jezusi u arrestua dhe u vra nga qeveria romake”, tha ajo.

Mijëra zyrtarë policorë po qëndrojnë pranë përkrahësve të Trumpit, megjithëse nuk priten skena të dhunshme.

Donald Trump arrestohet para se të dalë në gjyq

Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar përpara se të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

rtsh.al

Ai ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit ku dhe është arrestuar. Tashmë ai ndodhet në paraburgim policor përpara se të dalë para gjykatës.

Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të fotografohet, transmeton CNN.

Më pas, ai do të sillet në gjykatë. Ky do të jetë proces i shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA. Ndërsa shoqërohet nga forcat e rendit.

Ndërkaq më herët Trump la Trump Tower duke u nisur për në New York. Trump bëhet zyrtarisht presidenti i parë i SHBA-ve në histori që përballet me akuza penale edhe pse s’ka shumë detaje rreth akuzës së tij.

Bisedat e tij me këshilltarët politikë dhe ekipin e tij ligjor këtë mëngjes kanë përfshirë gjithashtu një çështje në pritje në Xhorxhia dhe dy hetime federale në Uashington.

Trump ka trumbetuar përfitimin politik afatshkurtër nga aktakuza – duke pretenduar vazhdimisht se ka mbledhur 8 milionë dollar katër ditët e fundit.

Sipas CNN, Trump është dukur i shqetësuar për atë që mund të ndodhë më tej, pasi sistemi ligjor është diçka që ish-presidenti nuk e mban shumë nën kontroll në raport me arenën politike.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota