Dembele preferon gjigantin anglez
BKT
Sport

Dembele preferon gjigantin anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele do të preferonte një transferim te Liverpooli nëse do të largohej nga Barcelona, raportojnë mediet britanike.

Reprezentuesi francez këtë sezon të garave, ka rigjetur formën e mirë duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Dembele ka kohë që po monitorohet nga PSG-ja dhe Chelsea, megjithatë, siç raportohet, sulmuesi francez është i impresionuar nga projekti i ri i Liverpool për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e Liverpoolit mësohet se janë duke e vëzhguar francezin të cilin synojnë ta sjellin në ‘Anfield’ gjatë kësaj verë.