Unitedit i mjafton goli i Rashford për të fituar nga Brentford
BKT
Sport

Unitedit i mjafton goli i Rashford për të fituar nga Brentford

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United ka vazhduar ecurinë në njëzet e tri ndeshje si i pamposhtur në "Old Trafford". 

Skuadra e Erik ten Hag ka fituar 1-0 ndaj Brentford të mërkurën në një ndeshje të vlefshme për Premier League. 

Ndeshjen e ka vendosur një doditje e pjesës së parë e Marcus Rashford, që ka rezultuar të jetë e mjaftueshme për tri pikët. 

Pas kësaj ndeshje Manchester United gjendet në pozitën e katërt me pesëdhjetë e tri pikë, derisa Brentford është në vendin e nëntë me dyzet e tri pikë.