Xavi pas humbjes nga Reali: "0-2 na vrau"
BKT
Sport

Xavi pas humbjes nga Reali: "0-2 na vrau"

F.Bytyqi/RTKLive

Xavi Hernandez, trajner i Barcelonës, ka thënë se të besuarit e tij luajtën mirë në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën.

Katalonasit mbrëmë pësuan debakël nga Real Madridi (0-4), në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Tekniku i Barçës pas ndeshjes tha se rezultati 0-2 vrau skuadrën e tij.

“0-2 na vrau. Jam krenar për pjesën e parë, jo për të dytën”, tha Xavi.

Reali në finalen e kësaj garë do të ndeshet me Osasunën, derisa Barcelona tashmë mbetet në garë vetëm për titull të kampionit në La Ligë.