Ukraina porosit 150 automjete luftarake të këmbësorisë nga Polonia
ATSH
Ukraina ka rritur numrin e porosisë për automjete luftarake të këmbësorisë me rrota nga Polonia fqinje nga 100 në 150 njësi, tha sot një zëdhënës i qeverisë.
Nga
“Mjetet e blinduara të “KTO Rosomak” do të blihen me ndihmën financiare të ofruar nga SHBA-ja dhe BE-ja”, tha zëdhënësi Piotr Müller në Varshavë, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi kryeqytetin.
I pajisur me një top automatik 30 mm dhe i aftë për të transportuar tre anëtarë të ekuipazhit dhe tetë pasagjerë, Rosomak 22 tonësh është një version i licensuar i mjetit ushtarak finlandez “Patria AMV”.
Për më tepër, Ukraina urdhëroi ndërtimin e më shumë se 50 mortajave vetëlëvizëse M120 Rak.
Gjithashtu është planifikuar dorëzimi i 100 raketave për sistemet raketore kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi.
Sipas informacionit të qeverisë polake, vlera totale e pajisjeve mbrojtëse të dorëzuara në Ukrainë nga Polonia deri më tani arrin në 2.1 miliardë euro (2.29 miliardë dollarë).//a.i/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.























