Kremlini dyshon se Kina do të ndryshojë qëndrim ndaj konfliktit në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Kremlini dyshon se Kina do të ndryshojë qëndrim ndaj konfliktit në Ukrainë

REL

Kremlini thotë se ka ndjekur “bisedimet e rëndësishme” ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping, presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por dyshon se Kina, nën presionin e jashtëm, do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë.

Më herët, Kina ka propozuar një “plan të paqes”, por Ukraina dhe disa liderë perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të Xi me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se Kremlini ka “përcjellë” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka “marrëdhëniet e veta të vlefshme” me Pekinin.

“Kina është një fuqi shumë serioze, shumë e madhe me pozicionin e saj sovran. Ky nuk është ai lloj i vendit që ndryshon shpejt pozicionet e tij nën ndikimin e jashtëm”, tha Peskov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është Rusia e shqetësuar se Evropa mund ta bindë Xi-n lidhur me Ukrainën.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas bisedës, Xi shprehu gatishmërinë e tij për të folur drejtpërdrejt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa Macron tha se i bëri thirrje Pekinit që “ta bëjë Rusinë të kuptojë”.

Pushtimi rus i Ukrainës është në fokusin e vizitës së Macron në Kinë. Kjo është vizita e parë e tij në Kinë, që nga viti 2019. Presidentja e Komisionit Evropian, e cili bashkë me presidentin francez Macron gjenden për vizitë në Pekin, mirëpriti gatishmërinë e presidentit kinez Xi Jinping për të biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota