Inzaghi: Zhgënjim i madh
BKT
Sport

Inzaghi: Zhgënjim i madh

Interi i Inzaghit nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Salernitanës, pika e vetme që zikaltërit morën në katër ndeshjet e fundit të Serisë A.

“Është e vështirë të flasim, qartë të gjithë e kemi parë që skuadra luajti një ndeshje të rëndësishme. E meta e madhe ishte mosshënimi i golit të dytë, ne paguajmë që nuk mbyllim ndeshjet, prandaj jemi në këtë hall - komentoi trajneri - E kam të vështirë të shpjegoj një barazim në fund të fundit, zhgënjim i madh. Përsa i përket angazhimit nuk mund të kërkoj më shumë, po komentojmë një barazim 1-1 që nuk na kënaq dhe që duhet të jetë pikënisja për ndeshjet e radhës".

“Më duhet ta shoh përsëri, por do të thoja se e interpretuam mirë ndeshjen. Problemi është të mos shënosh golin e dytë, në një moment jo të lehtë për ne, sepse rezultatet përmirësohen, gjithçka është zhgënjyese. Me kaq shumë ndeshje të ngjeshura duhet të jemi të aftë për ta lënë anash këtë ndeshje. Pastaj, në një vit e gjysmë të fundit, nuk kemi parë kurrë një gol si ai që kemi pësuar”.

Për Lukakun. "Ne e dimë se mund të ketë një ndikim, ka momente të tilla. Sulmuesit e kalojnë atë, të gjithë lojtarët tanë sulmues po e kalojnë atë. Fati dhe rezultatet duhet të vijnë në anën tone”.