Zlatan Ibrahimovic afër ‘divorcit’ me Milanin
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi italian, AC Milan pritet të mos ia vazhdojë kontratën sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
“Foot Mercato” raporton se kampioni i Italisë ka vendosur t’i ndajë rrugët me suedezin shkaku i lëndimeve të shpeshta në këtë edicion.
Mediumi francez gjithashtu shton se Ibrahimovic pritet të pensionohet nga futbolli aktiv dhe të nis menjëherë punën në rolin menaxherial te Milani, të cilët janë të hapur t’ia ofrojnë mundësinë t’i nis hapat e parë.
Përndryshe, Ibrahimovic këtë edicion në Serie A ka zhvilluar vetëm katër paraqitje duke shënuar një gol ndaj Udineses.
Ai momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi i fundit që pësoi derisa përfaqësonte kombëtaren e Suedisë në ndeshjet e marsit.
Ende nuk dihet kur do të kthehet përfundimisht në fushë suedezi, i cili synon të jep më të mirën në xhirot e mbetura në Serie A, pasi nuk është pjesë e listës së Stefano Piolit për Ligën e Kampionëve.























