Guardiola tregon sekretin përse s’është shkarkuar kurrë
BKT
Sport

Guardiola tregon sekretin përse s’është shkarkuar kurrë

RTSH

Në vigjilje të transfertës delikate me Southampton, Josep Guardiola ka gjetur kohë për të dramatizuar situatën pas një pyetje që i bëri një gazetar, i cili ishte kurioz të dinte se si është e mundur që katalanasi nuk është shkarkuar kurrë në klubet ku ka punuar.

“Do të tregoj një sekret, të cilin e mbaj prej shumë kohësh… ne fitojmë ndeshje. Nëse nuk do të fitonim ndeshje, unë do të isha shkarkuar shumë kohë përpara. Nuk qëndroj në këtë post se i kam flokët më të bukura se të tjerëve. Unë nuk jam shkarkuar kurrë pasi kam fituar shumë ndeshje”, tha Guardiola.

Në këtë sezon të Premier League-s kanë qenë plot 12 kolegë të tij, të cilët kanë lënë punën për shkak të ecurisë të dobët të skuadrave respektive. Në komentin e tij Guardiola theksoi se gjërat kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve.

“Mbaj mend se kur isha i ri në Angli menaxherëve u jepej më shumë besim. Pronarët e klubeve dhe drejtorët sportivë tani kanë humbur durimin pasi janë nën trysni dhe në momentin që nuk vijnë rezultatet menjëherë gjejnë shkaktarin tek trajneri”, argumentoi trajneri i City-t.