Messi mes Barçës dhe ofertës së ‘çmendur’ nga Arabia Saudite
F.Bytyqi/RTKLive
Barcelona është duke përgatitur një strategji për të rikthyer Lionel Messin në ‘Camp Nou’.
Asi argjentinas duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek PSG-ja.
Kampioni i botës me Argjentinën është i lidhur me rikthimin në ish-klubin e tij, Barcelona.
Katalonasit sipas medieve spanjolle, fillimisht duhet të marrin dritën jeshile nga La Liga për të realizuar planin e tyre për të ulur pagat përpara se të rikthenin në skuadër ish-kapitenin e tyre.
Gjithashtu, siç raportohet, Messi ka edhe opsione të tjera që vijnë nga Al Hilal nga Arabia Saudite dhe nga Inter Miami në Amerikë.
Skuadra sauditet thuhet se është duke përgatitur mega-ofertën në vlerë 400 milionë dollarë në sezon për 35 vjeçarin, i cili shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen e tij.























