City ‘rrëzon’ Southamptonin, shkëlqen Haaland
BKT
Sport

City ‘rrëzon’ Southamptonin, shkëlqen Haaland

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Manchester City ka marrë edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Premier League.

Kampionët në fuqi mposhtën në udhëtim Southamptonin, me rezultat 1-4, të shtunën në kuadër të javës së javës së 29-të në elitën e futbollit anglez.

Në këtë sfidë të dominuar nga të besuarit e Pep Guardiolës, shkëlqeu norvegjezi Haaland, i cili shënoi dygolësh në minutën e 45-të dhe 68-të, derisa nga një gol për Cityn realizuan edhe Grealish (58’) dhe Alvarez (75’), derisa golin e nderit për nikoqirët e realizoi Mara (72’).

Pas kësaj fitore, City 67 pikë në vendin e dytë, pesë me pak se lideri i tabelës, Arsenal që nesër përballet me Liverpoolin, kurse, Southampton është e fundit me vetëm 23 pikë të tubuara.