Mourinho, sulm ndaj Cassano-s: Do t`i them vetëm një gjë...
RTSH
Pas suksesit të madh të Romës së tij në fushën e Torinos dhe vendit të tretë që pushtoi, Jose Mourinho heq disa guralecë nga këpucët e tij në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur ish-sulmuesit verdhekuq, Antonio Cassano i cili ditët e fundit kishte kritikuar ashpër lojën e shprehur nga skuadra e stërvitur nga `Special One`.
“Mourinho-s nuk i intereson për futbollin”, kishte deklaruar më parë Cassano, ndërsa ka mbërritur dhe replika e Mourinhos: “Të tjerët punojnë, ai argëtohet”, tha trajneri portugez më pas duke vënë ngarkesën: “Në Madrid e kujtojnë për xhaketën”, tha ai duke iu referuar pamjes me të cilën u shfaq në ditën e tij të parë te Reali.
"Secili është i lirë të mendojë dhe të kritikojë si të dojë, por nëse flasim për Cassanon ai kënaqet. Ndoshta ai ka një problem me mua - vazhdoi Mourinho - Unë i them atij të jetë i kujdesshëm, sepse ndonjëherë në jetë, nëse përpiqesh gjithmonë të luash boëling gjen një Marko Livaja e ke më pak qejf. Me Romën fitoi një Superkupë pa luajtur, me Interin as Kupën e Lombardisë. E dini çfarë kam fituar unë...".























