Liverpooli dhe Arsenali ndajnë pikët në ‘Anfield’ në një sfidë drithëruese
BKT
Sport

Liverpooli dhe Arsenali ndajnë pikët në ‘Anfield’ në një sfidë drithëruese

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liverpooli dhe Arsenalin kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, të dielën në ‘Anfield’ në kuadër të Premier Leagues.

Ballafaqimi mes këtyre rivalëve të vjetër në ishull, ka prodhuar një sfidë drithëruese, sidomos në pjesën e dytë.

Të përzgjedhurit e Mikel Artetës në fraksionin e parë shënuan dy herë përmes Martinall (8’) dhe Jesus (28’).

Megjithatë, në pjesëlojën e dytë, të besuarit e Jurgen Klopp bën një superndeshje, duke përmbysur avantazhin më një gol të Salah (42’) dhe Firmino (87’). Salah dështojë të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 54-të.

Pas këtij barazimi, Arsenali tani ka 73 pikë, gjashtë më shumë së ndjekësi Manchester City, derisa Liverpool renditet e teta me 44 pikë të tubuara.