Pioli flet për ndeshjen me Napolin: Serie A është tjetër histori
BKT
Sport

Pioli flet për ndeshjen me Napolin: Serie A është tjetër histori

Uran Krasniqi / RTKLive

Milan e ka deklasuar Napolin në një ndeshje të Serisë A, duke e mposhtur thellë, por trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, mendon se në Champions League flitet për diçka tjetër.

Dy skuadrat pritet të ndeshjen në një prej ndeshjeve çerekfinale të garës evropiane kryesore për klube. 

"Serie A është një histori tjetër. Mendoj se ne kemi çdo shans për të luajtur dhe për të bërë mirë në dy ndeshjet. Me fuqinë e ëndrrave tona ne fituam Scudetton vitin e kaluar, kështu që të ëndërrojmë është e mirë për ne", ka thënë ai. "Napoli është skuadra me sulmin më të mirë në Ligën e Kampionëve dhe që ka fituar më shumë ndeshje pas Bayernit. Ata janë një skuadër shumë e fortë". 

Në Serie A tashmë çështja e titullit për Napolin duket formallitet, pasi kryesojnë tabelën me shtatëdhjetë e katër pikë, kurse vendi i dytë, Lazio, ka pesëdhjetë e tetë.