Inzaghi pas fitores ndaj Benficës: Djemtë luajtën një lojë të shkëlqyer
BKT
Sport

Inzaghi pas fitores ndaj Benficës: Djemtë luajtën një lojë të shkëlqyer

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Benficën.

‘Nerazurët’ mbrëmë në udhëtim mundën Benficën (0-2), duke bërë hapin e madh në garën për kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Luajtëm kundër një ekipi të fortë dhe në një stadium të nxehtë. Djemtë luajtën një lojë të shkëlqyer”, tha ai.

“Ne fituam raundi i parë dhe është një kënaqësi të madhe, por asgjë nuk është mbyllur ende”, ka theksuar Inzaghi.