Capello qorton Interin: Më inatosi sepse...
BKT
Sport

Capello qorton Interin: Më inatosi sepse...

RTSH

Fabio Capello nuk është kurrë i lumtur. Ose më mirë, ai gëzohet për suksesin e Interit në Ligën e Kampionëve, por si perfeksionist i madh që është, ai ende arrin të gjejë disa dobësi në mbrëmjen e madhe evropiane të Inzaghit.

Pas fitores 2-0 kundër Benfica-s në ndeshjen e parë të çerekfinaleve, ish-trajneri i AC Milan donte të qartësonte mendimin e tij kritik para kamerave të Sky.

“Po të isha Simone Inzaghi  do ta prisja skuadrën me duartrokitje kur kthehej nga dhomat e zhveshjes, por më pas do ta pyesja 'pse dreqin nuk luan gjithmonë kështu në Itali dhe në fundjavë?'. Një arsyetim që nuk ka kuptim kur analizohet diferenca në paraqitjen e Interit këtë sezon mes Champions League dhe kampionatit”.