Reali pas Cancelo-s, gati 60 milionë euro
BKT
Sport

Reali pas Cancelo-s, gati 60 milionë euro

F.Bytyqi/RTKLive

Ferland Mendy dhe Dani Carvajal duket se po luajnë sezonin e fundit me Real Madridin.

‘Fichajes’ të mërkurën shkruan se ‘Los Blancos’ janë në kërkim të një zëvendësuesit për Mendy-n ose Carvajal.

Kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës, thuhet se kanë hyrë fuqishëm në garë për të Joao Cancelon, i cili po luan sezonin e tij të parë në formë huazimi.

Madje, madrilenët tashmë kanë përgatitur ofertën në vlerë prej 60 milionë euro për 28 vjeçarin.