11:29 / 13.04.2023
Volejbolli në zi, Ituma humb jetën pasi bie nga lartësia
RTSH
Volejbolli është në zi. Natën e kaluar volejbollistja e Igor Novaras, Julia Ituma humbi jetën në një hotel të Stambollit.
Sipas policisë 18-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga rënia nga lartësia. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë pasi ekipi është kthyer në hotel pas humbjes që pësoinë duelin kundër Eczacibasi-t në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampioneve.
Julia Ituma luante në sezonin e parë me ekipin e Novarës pasi spikati me Club Italia-n. Ajo kishte lindur në Milano nga prindër nigerianë.
Me 192 cm e saj ishte një nga profilet më të spikatura të volejbollit italian. Me moshat kishte fituar Eyof dhe Europianin Under-19.























