Mbappe qetëson fansat: Dua të fitoj Ligën e Kampioneve me PSG-në
BKT
Sport

Mbappe qetëson fansat: Dua të fitoj Ligën e Kampioneve me PSG-në

F.Bytyqi/RTKLive

Ylli francez i Kylian Mbappe ka qetësuar fansat e PSG-së.

Sulmuesi francez duket se është i vendosur të qëndrojë tek PSG-ja të paktën edhe  sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për kanalin ‘France 3’, Mbappe ka lënë të kuptohet së edhe sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Francës.

“Hapi tjetër? Të fitoj Ligën e Kampionëve. Ku? Te PSG.  E kam luajtur tashmë një finale, disa gjysmëfinale, një çerekfinale, 1/8… Unë jam parisien dhe kam kontratë”, ka thënë Mbappe, duke u vënë që tani kapak thashethemeve për një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez verën e ardhshme.

Kujtojmë se 24-vjeçari vitin e kaluar ka rinovuar kontratën me kohëzgjatje deri në qershor 2024.