Përfundon para kohe sezoni për portierin e Dritës
BKT
Sport

Përfundon para kohe sezoni për portierin e Dritës

Uran Krasniqi / RTKLive

Portieri i Dritës, Faton Maloku, nuk do të mund të aktivizohet në ndeshje futbolli gjatë këtij edicioni. Klubi gjilanas ka njoftuar se për gardianin e saj ka përfunduar sezoni.

"Përfundon sezona për gardianin tonë, Faton Maloku. Portieri ynë, Faton Maloku ka përfunduar sezonën pas lëndimit në ndeshjen e fundit kundër Trepçës 89'. Ekzaminimet e fundit kanë treguar që Maloku ka këputur ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Javën që vjen pritet që Fatoni t'i nënshtrohet operimit. Klubi i dëshiron suksese në operim dhe rikuperim sa më të shpejtë. Forca FATON, të presim edhe më të fortë", ka njoftuar Drita. 

Aktualisht Drita po e kryeson Superligën e Kosovës me pesëdhjetë e gjashtë pikë, e pasuar nga Ballkani me pesëdhjetë e pesë pikë.