West Ham ndalet nga Gent
BKT
Sport

West Ham ndalet nga Gent

Uran Krasniqi / RTKLive

Gent dhe West Ham janë pajtuar me një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Conference League. 

Belgët e nisën mirë, por megjithatë anglezët e morën kontrollin e ndeshjes dhe arritën të realizojnë gol në fundin e pjesës së parë përmes Ings. 

Gent nuk o dorëzua dhe në minutën e pesëdhjetë e tretë Cuypers ka barazuar rezultatin. 

Pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike, me sulmet e të dyja skuadrave për të dhënë një fitues, gjë që do të ndikonte shumë për ndeshjen e dytë pas një jave, por megjithatë ndeshja është mbyllur baraz.