Gjysmëfinalja e parë i takon Sigal Prishtinës
BKT
Sport

Gjysmëfinalja e parë i takon Sigal Prishtinës

Uran Krasniqi / RTKLive

Sigal Prishtina ka mposhtur Trepçën në gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it. Bardhekaltrit kanë fituar me rezultat 82:70 (20:18, 17:26, 21:13, 24:13).

Dhjetë minutat e fundit ishin përcaktuese për fitoren e prishtinasve, pasiqë të gjitha periudhat kanë njohur epërsi herë të njërës e herë të tjetrës skuadër. 

Te vendasit u dalluan Dustin Thomas me 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Derrick Wilson me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Dardan Berisha me 20 pikë, kurse te mitrovicasit më i miri ishte Erjon Kastrati me 15 pikë.  

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të dielën në Mitrovicë.