15:53 / 14.04.2023
Reali e do Firminon zëvendësues të Benzemas
F.Bytyqi/RTKLive
Emocionet e La Ligës duket se do t’i përjetojë edhe sulmuesi brazilian i Liverpoolit, Firmino.
Sipas ‘El Nacional’, Real Madrid po monitoron nga afër sulmuesin e Liverpool-it, Roberto Firmino, të cilin madrilenët synojnë të transferojnë gjatë kësaj verë.
Sulmuesi brazilian ditë më parë e ka konfirmuar se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Anfield’.
Firmino nga Real Madridi shihet zëvendësuesi ideal i asit të tyre Karim Benzema-n nëse largohet nga ‘Bernabeu’.























