Fitojnë Prishtina, Gjilani e Trepça’89
BKT
Sport

Fitojnë Prishtina, Gjilani e Trepça’89

Uran Krasniqi / RTKLive

Prishtina nuk ka lejuar befasi nga Ferizaj në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. E ka mposhtur me rezultat 2-0.

Kryeziu 45+4' (pen) dhe Krasniqi 74' kanë shënuar për fitoren e skuadrës kryeqytetase. 

Pas kësaj fitore, Prishtina gjendet në pozitën e katërt në tabelë me dyzet e një pikë, ndërsa Ferizaji është në vendin e tetë me tridhjetë e një pikë. 

Fitore ka shënuar edhe Gjilani. Në stadiumin "Liman Gegaj" në Malishevë ka mposhtur skuadrën vendase me rezultat 2-0. Bilalli (12') dhe Zeka (31') kanë shënuar për skudrën gjilanase. 

Pas kësaj ndeshje, Gjilani gjendet në vendin e tretë me dyzet e tri pikë, ndërsa Malisheva është në vendin e nëntë me tridhjetë pikë.

Gjithashtu edhe Trepça’89 ka fituar të shtunën, ku në stadiumin “Riza Lushta” ka mposhtur Llapin me rezultat 2:1. Krasniqi (25′) ka avancuar për podujevasit, por mitrovicasit fillimisht kanë barazuar me Oyeknamin (67') e pastaj me Samir Sahitin (90+4′) kanë triumfuar. 

Pas kësaj ndeshje, Trepça ’89 gjendet në vendin e shtatë me tridhjetë e tri pikë, kurse Llapi është në vendin e pestë me tridhjetë e nëntë pikë.