18:33 / 15.04.2023
Chelseas s`i bën hajr as Lampard, pëson nga Brighton
Uran Krasniqi / RTKLive
Frank Lampard nuk po arrin ta gjejë rezultatin pozitiv te Chelsea. Nën drejtimin e tij skuadra ka pësuar edhe humbjen e tretë.
Blutë e Londrës kanë pësuar humbje me përmbysje 1:2 në shtëpi nga Brighton.
Ata e nisën mirër ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 13’të, ku ishte Conor Gallagher që realizoi gol të bukur pas asistit nga Mudryk. Por, Welbeck realizoi tre minuta para fundit të pjesës së parë, për të barazuar shifrat. Në të 70-tën, Enciso përmbysi komplet rezultatin dhe ia dha fitoren Brightonit.
Pas kësaj fitoreje Brigton mbetet në pozitën e shtatë me dyzet e nëntë pikë, ndërsa Chelsea është në vendin e njëmbëdhjetë me tridhjetë e nëntë pikë.























