22:57 / 15.04.2023
Peja hap të madh drejt finales pasi fiton nga Ylli
Uran Krasniqi / RTKLive
Pejanët kanë mposhtur në udhëtim Golden Eagle Yllin në gjysmëfinalen e dytë të “Play-off”-it.
Rezultati përfundimtar ka qenë 76:86 (18:26, 18:19, 18:21, 22:20). Kësisoji Peja ka bërë një hap të madh drejt finales.
Ndeshja ka njohur epërsi sa të njërës e sa të tjetrës skuadër, por në fund kanë fituar pejanët.
Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Brad Waldow me 31 pikë e 16 kërcime. Skuadra me tri fitore kalon në finale.























