Ballkani fiton në Skënderaj, Dukagjini dhe Drita ndajnë pikët
BKT
Sport

Ballkani fiton në Skënderaj, Dukagjini dhe Drita ndajnë pikët

Uran Krasniqi / RTKLive

Ballkani ia ka dalë që fitojë në Skënderaj përballë Drenicës në kuadër të Javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Ndërsa në Klinë Dukagjini dhe Drita janë pajtuar me barazim. 

Në "Bajram Aliu" të qytetit të ndodhur në mes të Kosovës suhareksave u ka mjaftuar një fol për të dalë fitues në fund. ka qenë minuta e tridhjetë e ndeshjes kur Kuç ka realizuar. 

Pas kësaj fitore, Ballkani gjendet në pozitën e parë në tabelë me pesëdhjetë e tetë pikë, një më shumë se sa Drita që është në vendin e dytë. 

Drita ka barazuar 0-0 me Dukagjinin në Klinë. 

Pas kësaj ndeshje, Dukagjni gjendet në vendin e pestë me tridhjetë e nëntë pikë.