18:03 / 17.04.2023
Këtë javë shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit
RTKlive
Këtë javë shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit JomHaShoa, duke përfshirë edhe 80 vjetorin e Kryengritjes në Geton e Varshavës, kur hebrenjtë u ngritën kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Nëse do të numëronim nga 1 në 6 milionë me një shpejtësi prej një numri në sekondë, do të duheshin më shumë se 69 ditë për të arritur në 6 milionë, 6 milionë njerëz përfaqësojnë 180-240 mijë breza të zhdukur, duke supozuar 3-4 breza në 100 vjet, 6 milionë njerëz është e barabartë me popullsinë e Danimarkës ose Singaporit”, njofton Ministria e Jashtme e Shtetit të Izraelit. 























