Nesër Napoli-Milan, ja çfarë deklarojnë Spalletti dhe Pioli
F.Bytyqi /RTKLive
Ndeshjet kthyese të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve, që luhen këtë mesjave, pritet të dhurojnë sfida drithëruese.
Napoli-Milan, ndeshje kjo që luhet nesër mbrëma në ‘Armando Maradona’, është kryesfida e këtij rrethi.
Dueli i parë mes ‘napolitanëve’ dhe ‘Rossonerëve’, ishte mbyllur me fitoren e Milanit (1-0), rezultat ky që mund të shkrihet në duelin kthyese nga skuadra e Amir Rrahmanit më shokë.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti në konferencën për media, është shprehur optimist se të besuarit e tij, do ta eliminojnë Milanin.
“Duhet të përsërisim performancën e ndeshjes së parë. Përsa i përket përvojës, ne kemi paguar diçka. Por gjithmonë ekziston mundësia për të përmbysur çdo rezultat dhe pres që skuadra të jetë në gjendje të bëjë të gjitha gjërat që nevojiten. Ne jemi përgatitur edhe për penallti. Do të jem i lumtur vetëm nëse mund të kalojmë. Nuk ka rrezik, rrezikojmë lumturinë e pafund. Ne jemi në gjendje të jemi më të mirë se ata. Do të jem i lumtur vetëm nëse arrijmë të kalojmë. Duhet të bëjmë si në ndeshjen e parë, dolëm me disa disavantazhe por pa pendim. Performanca që pres është ajo e ndeshjes së parë”, tha Spalletti.
Ndërkaq, trajneri i Milanit, Stefano Pioli është i vetëdijshëm për ndeshjen e zjarrtë që e pret skuadrën e tij në Napoli, megjithatë, ai kërkon nga të përzgjedhurit e tij, që të aplikojnë lojën e tyre, dhe sipas Piolit, do të ishte gabim të mendohet vetëm për t’u mbrojtur.
“Ne kemi një avantazh të lehtë, por luajmë kundër një ekipi që ka mesatarisht tri gola në shtëpi. Do të ishte gabim të mendojmë vetëm të mbrohemi. Ne duhet të luajmë lojën tonë, të luajmë mirë, si një ekip dhe të trajtojmë topin mirë. Kushdo që arrin të përfitojë nga mundësitë do të fitojë”, theksoi Pioli.
Ndeshja Napoli-Milan luhet nesër dhe starton në orën 21:00.























