Sonte përcaktohen dy gjysmëfinalistët e parë të ‘Champions’-it
BKT
Sport

Sonte përcaktohen dy gjysmëfinalistët e parë të ‘Champions’-it

B. H. | RTKlive

Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, ku do të përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste.

Chelsea do të jetë mikpritës i Real Madridit në “Stamford Brigde”, ku do të ketë para vetes një mision të vështirë për ta përmbysur epërsinë e madrilenëve nga ndeshja e parë prej dy golave. Ndeshje shumë interesante pritet edhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ku Napoli i Amir Rrahmanit synon ta shkrijë epërsinë e Milanit nga ndeshja e parë (1:0). Për kuqezinjtë shqetësuese mbetet sulmuesi Olivier Giroud, i cili vuan nga lëndimi, teksa tek Napoli i gëzohen rikthimit të sulmuesit Osimhen. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 21:00.