UEFA “tremb” Stambollin
BKT
Sport

UEFA “tremb” Stambollin

RTSH

Stambolli mund të lihet sërish jashtë hartës së rëndësishme të futbollit europian pasi për të dytën herë në tre vitet e fundit rrezikon të humbasë organizimin e finales së UEFA Champions League.

Gazeta e përditshme “The Indipendent” thekson se për shkak të çështjeve që kanë lidhje me sigurinë në Turqi, organi i futbollit europian po studion mundësinë që ta zhvendosë ndeshjen në një qytet tjetër. Në mesin e muajit maj në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe situata mund të jetë delikate pasi turqit të thonë fjalën e tyre në kutitë e votimit ku presidenti Erdogan kërkon një mandat tjetër.

Stadiumi “Ataturk” e humbi mundësinë e organizimit të finales edhe në vitin 2020 kur UEFA vendosi ta zhvendoste formatin në Londër ku finalja më pas u luajt pa tifozë për shkak të pandemisë, ndërsa edhe sezonin e kaluar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, sfida e fundit e sezonit u zhvendos nga Moska në Paris.

Zgjedhjet në Turqi janë parashikuar për t’u zhvilluar në datën 14 maj por angazhimi i forcave të sigurisë në terren mund të vazhdojë për shumë ditë ndërsa finalja e Chamopions League do të luhet në datën 10 qershor.