Inzaghi para sfidës me Benfican: Jemi 90-të minuta larg gjysmëfinales
BKT
Sport

Inzaghi para sfidës me Benfican: Jemi 90-të minuta larg gjysmëfinales

F.Bytyqi/RTKLive

Simone Inzaghi, trajner i Interit, ka folur para sfidës kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

‘Nerazurët’ nesër para tifozëve të tyre përballen me Benfican, në duelin kthyese të çerekfinales.

Skuadra italiane hyn në këtë duel me avantazhin prej 2-0, të arritur në Lisbonë. Megjithatë, trajneri i Inetrit, Simone Inzaghi, ka kërkuar nga besuarit e tij që të jenë në nivelin e duhur në duel me skuadrën portugez, sepse sipas italianit, Benfica është skuadër më vlera të larta.

“Do të ballafaqohemi me një kundërshtar me vlera dhe na duhet një lojë me intensitet të lartë. Benfica do të na krijojë vështirësi, sigurisht, pasi është një ekip që ka kualitet”, ka thënë Inzaghi.

Sipas tij, Interi është larg gjysmëfinales vetëm 90-të minuta. Inzaghi thotë skuadra e tij dhe tifozët e tyre e duan gjysmëfinalen e garës më të madh në Evropë.

“Jemi të vetëdijshëm se jemi afër gjysmëfinales, por na mungojnë edhe 90 minutat e nesërm. Për ne do të jenë të rëndësishëm dhe të vështirë. Ne, së bashku me tifozët, duam t’ia dalim. Nuk ndodh shpesh të jesh në mesin e katër më të mirëve të Evropës dhe duam t’ua bëjmë dhuratë gjysmëfinalen tifozëve tanë”, ka theksuar strategu italian.