Napoli-Milan dhe Chelsea-Real, kështu mbyllen pjesët e para
BKT
Sport

Napoli-Milan dhe Chelsea-Real, kështu mbyllen pjesët e para

F.Bytyqi/RTKLive

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve kthyese në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë e duelit kryesor të natës së sontme mes Napolit dhe Milanit, është mbyllur me epërsinë e ‘Rossonerëve’ prej 0-1, me golin e Olivier Giroud (43’), i cili dështojë të shënojë në minutën e 23-të nga pika e bardhë.

Milani është afër gjysmëfinales pasi që kshte fituar ndeshjen e parë në ‘san Siro’, me rezultat 1-0.  Në radhët e ‘napolitanëve’ po luan edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Ndërkaq, fraksioni i parë në ndeshjen tjetër të natës së sotme mes Chelsea dhe Real Madridit është mbyllur pa gola. Kujtojmë së ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadre ishte mbyllur me avantazhin e madrilenëve prej 2-0.