Milani ‘rrëzon’ Napolin e Rrahmanit, Reali në gjysmëfinale
BKT
Sport

Milani ‘rrëzon’ Napolin e Rrahmanit, Reali në gjysmëfinale

F.Bytyqi/RTKLive

Napoli dhe Milanin kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, sonte në ‘Armando Maradona’, kështu ‘Rossonerët’ falë fitores në ndeshjen e parë prej 1-0, kalojnë në gjysmëfinalen e garës më të madhe në Evropë.

Sfida kthyese në mes Napolit dhe Milanit, ka prodhuar një superndeshje, por që në fund festoi skuadra e Stefano Piolit.

Sulmuesi francez Olivier Giroud (43’), shënoi golin e epërsisë për skuadrën mike. Francezi dështojë nga pika e bardhë në minutën e 22-të.

‘Napolitanët’ skuadër në të cilën luajti edhe mbrojtësi kosovar Amir Rramani në finish të ndeshjes ia doli të gjej golin e barazimi përmes Osimhen (90+3), derisa Kvaratskhelia (82’), nuk ia doli të shënojë nga penalltia.

Milani kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Inter-Benfica.

Ndërkohë, gjysmëfinalen e ka siguruar edhe Real Madridi që edhe në ndeshjene  dytë u tregua më e mirë se Chelsea, duke triumfuar me rezultat 0-2 në ‘Stamford Bridge’. Rodrygo (58’, 80’), realizoi dygolësh për fitoren e madrilenëve të cilët në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bayern Munich-Manchester City, ndeshje kjo që luhet nesër mbrëma në ‘Alianz Arena’.