‘Championsi’ vazhdon sonte me dy superduele
BKT
Sport

‘Championsi’ vazhdon sonte me dy superduele

F.Bytyqi/RTKLive

Pas superdueleve që dhuruan mbrëmë ndeshjet Napoli-Milan dhe Chelsea-Real Madrid, Liga e Kampionëve vazhdon sonte edhe me dy duele dramatike.

Bayern Munich-Manchester City, është kryedeshja e natës së sontme në kuadër të ndeshjeve kthyese në garën elitare evropiane.

‘Bavarezët’ ndodhen para një misioni tejet të vështirë pasi që për të kaluar në gjysmëfinalen e kësaj garë, duhet të përmbysin avantazhin prej 0-3 që flet për Manchester Cityn.

Ndërkaq, në sfidën tjetër kthyese do të Inter dhe Benfica. ‘Nerazurët’ para tifozëve të tyre kundër skuadrës portugeze hynë me epërsinë prej 2-0, rezultat ky i arritur një javë më parë në Lisbonë.

Sonte takohen:

Bayern Munich-Manchester City

Inter-Benfica

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.