18:02 / 19.04.2023
Silva: Chelsea duhet të bëjë strategji si ta ndalojë rënien
Uran Krasniqi / RTKLive
Thiago Silva i ka kërkuar Chelseas që të bëjë një strategji e cila do ta parandalonte rënien e klubit.
Ekipi anglez u eliminua nga Real Madrid në çerekfinale të Champions League, ku ka humbur të dyja ndeshjet. Ndërsa nuk qëndron mirë as në Premier League, ku gjendet në vendin e njëmbëdhjetë. Kjo pavarësisht shpenzimeve të mëdha të drejtuesve të klubit në afatin kalimtar të janarit.
"Ne duhet të ndalemi dhe të kemi një strategji për të mos përsëritur të njëjtat gabime vitin e ardhshëm. Nuk mjafton të shikosh trajnerin e të thuash ‘faji është i këtij personi’, nëse ne nuk marrim përsipër përgjegjësitë tona”, ka thënë braziliani.























