Inter i shkon Milanit në gjysmëfinale
Uran Krasniqi / RTKLive
Njëra nga gjysmëfinalet e Champions League do të jetë tërësisht italiane. Madje do t`i përkasë një qyteti: Milanos. Inter dhe Milan do të ndeshen në kërkim të finales së kompeticionit më të madh të klubeve në nivel kontinental.
Inter ka siguruar gjysmëfinalen pas barazimit të arritur të mërkurën kundër Benficas.
Në "Giuseppe Meazza" rezultati ka qenë 3-3.
Ka qenë minuta e katërmbëdhjetë kur Barella me një gol të bukur ka kaluar italianët në avantazh.
Barazimi i portugezëve ka ardhur në minutën e tridhjetë e tetë kur ka realizuar Aursnes.
Pastaj në pjesën e dytë italianët kanë shënuar edhe dy gola. Fillimisht Martinez (66') dhe më pas Correa (72')
Në minutën e tetëdhjetë e gjashtë portugezët fillimisht e kanë ngushtuar epërsinë me golin e Silvas e pastaj e kanë barazuar me anë të Musa.
Ndshjen e parë Inter e kishte fituar me rezultat 2-0, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 5-3.























