Bayern dorëzohet përballë Cityt
BKT
Sport

Bayern dorëzohet përballë Cityt

Uran Krasniqi / RTKLive

Bayern Munich nuk ka arritur ta realizojë përmbysjen kundër Manchester Cityt.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në "Allianz Arena" është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, i cili i ka konvenuar Cityt, që ndeshjen e parë në Manchester e kishte fituar 3-0 dhe e ka dërguar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Real Madridinm një reprizë kjo e një sezoni më herët ku kishte triumfuar skuadra spanjolle. 

Ka qenë skuadra angleze e cila ka gjetur epërsinë në minutën e pesëdhjetë e shtatë me futbollistin norvegjez Haaland. I njëjti futbollist e ka humbur edhe një penallti gjatë pjesës së parë. 

Barazimi i gjermanëve ka ardhur pikërisht nga penallti në fund të ndeshjes kur i saktë është treguar Kimmich. 

Bavarezëve nuk u ka konevenuar barazimi dhe fishkëllima e fundit e arbitrit ka nënkuptuar edhe përshëndetjen e tyre me garën.