Lautaro ëndërron dopietën: Dua të fitoj gjithçka
BKT
Sport

Lautaro ëndërron dopietën: Dua të fitoj gjithçka

RTSH

Vit i artë për Lautaro Martinez që nuk dëshiron të ndalet.

Pas Kupës së Botës të fituar me Argjentinën, sulmuesi u zhbllokua edhe në Champions League me Interin ndaj Benficës.

“Luaj futboll për të fituar gjithçka, tani për tani jemi të lumtur që jemi në gjysmëfinale, një vend që klubi e meriton”, tha argjentinasi.

Do të jetë Milani për të sfiduar: "Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale, ne e dimë se çfarë do të thotë. Tani le të rikuperojmë pikët në ligë, pastaj të mendojmë për Champions League".

Më pas për Toron një dedikim special: "Lumturi dhe krenari që përfaqësoj këtë klub të madh. Jam i lumtur për familjen time, një përqafim për vëllain tim, kjo është për të".