Juventusi i kthehen pesëmbëdhjetë pikët e hequra
BKT
Sport

Juventusi i kthehen pesëmbëdhjetë pikët e hequra

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventus do të mund të jetë pjesë Champions League edicionin e ardhshëm.

Gjykata e Apelit e FIGC ka vendosur që skuadrës së Juventusit t'i pezullohet dënimi dhe t'i kthehen pesëmbëdhjetë pikët e marra. 

Juve ishte dënuar më herët nga Gjykata pranë Federatës Italiane të Futbollit pas pretendimeve për shkelje gjatë transferimeve. Klubi nuk ishte dorëzuar dhe ishte ankuar.  

Gjykata e Apelit ka folur sot. 

Tash kur kanë mbetur tetë ndeshje në këtë sezon në Serie A, vendimi i sotëm e ngre Juventusin nga vendi i shtatë në të tretin në tabelë, me pesëdhjetë e nëntë pikë, gjashtëmbëdhjetë prapa liderit, Napolit.