Drita mposht Prishtinën, rikthehet në krye, Malisheva e fortë për Ferizajn
BKT
Sport

Drita mposht Prishtinën, rikthehet në krye, Malisheva e fortë për Ferizajn

F.Bytyqi/RTKLive

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 30-të të Supeligës së Kosovës në futboll.

Drita e ka fituar derbin e madhe kundër Prishtinës, me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.

Dueli mes rivalëve të vjetër, ka prodhuar një lojë të kënaqshme, ndërsa ishte Selmani (41’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit, të cilat tashmë rikthehet në kreun e tabelës me 60 pikë, dy më shumë së Ballkani, e cila ka një ndeshje me pak të zhvilluar.

Ndërkohë, tri pikë tejet të rëndësishme në garën për ekzistencë, i ka siguruar edhe Malisheva e cila në udhëtim mundi Ferizajn, me rezultat 1-2.

Skuadra e Bylbyl Sokolit përmes Sobowale (18’, 71’), arriti trepikëshin në këtë sfidë, derisa për Ferizajn, e cila nga minuta e 14-të luajti me një lojtar me pak pasi Jovanovski u ‘skuq’, realizoi Betim Haxhimusa (73’).  

Pas kësaj fitore, Malisheva ngjitët në vendin e shtatë me 33 pikë të tubuara, dy më shumë së Ferizaj që ndodhet në pozitën e parafundit të tabelës.