Tre avionë rusë mbi Detin Baltik
RTSH
Avionët luftarakë të forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Forcave Ajrore të Britanisë kanë interceptuar tre avionë zbulues rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik.
Dy prej tyre ishin avionë ushtarakë të tipit SU-27 dhe IL-20. Në një postim në Twitter, Forca Ajrore Gjermane shkruajti se avionët rusë kishin fluturuar sërish pa një sinjal transponder dhe ishin interceptuar nga Eurofighters e dy aleatëve të NATO-s.
Fakt është se manovra të tilla përgjimi kanë qenë rutinë prej vitesh. Edhe para sulmit të madh të Rusisë në Ukrainë, avionët e NATO-s përfshiheshin në rreth 400 misione të tilla në vit. Por gjithmonë mbeten rrezik.
Avionët luftarakë gjermanë dhe britanikë patrullojnë qiellin në skuadra të përbashkëta gjatë "Policimit Ajror të NATO-s"























