Turqia zbret në pistë dronin e saj `Anka-3`. Nuk kapet as nga radari
RTSH
Droni luftarak turk Anka-3, me strukturën e tij “flying-ëing” ka zbritur në pistë. Anka 3 me aftësi që mund t’u shpëtojë radarëve nuk ka as bisht horizontal dhe as vertikal dhe kjo e bën të ketë disa avantazhe nga dizajni i tij.
“Një nga avantazhet e dizajnit dhe më e rëndësishmja është shikueshmëria e ulët nga radarët. Për shkak se avioni nuk ka as bisht horizontal dhe as vertikal, dukshmëria ulet ndjeshëm”, tha Bulent Korkem, drejtori i inxhinierisë së mjeteve ajrore pa pilot.
Avioni luftarak aktualisht po kryen teste dhe ka të ngjarë të bëjë fluturimin e tij të parë zyrtar në fillim të majit.
Anka-3 mund të fluturojë deri në 13400 metra.
“Dukshmëria e ulët e radarit na jep kapacitet të lartë të ngarkesës në distanca të gjata dhe aftësi për të operuar me shpejtësi të lartë. Pra, ne kemi një kapacitet ngarkese të rëndë," theksoi Korkem, transmeton Anadoly Agency.
Droni do të ketë një peshë maksimale ngritjeje prej 6,500 kilogramësh dhe një kapacitet praktik të ngarkesës prej 1,200 kg.























