Ademi pret ambasadorin Abbott, bisedojnë për zhvillimin e futbollit
RTKLive
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi të mërkurën ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Numri një i futbollit tonë, me ambasadorin Abbott, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në FFK.
“Kënaqësi ta prisja në zyrën time ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Diskutuam për zhvillimet e fundit rreth FFK-së, me ç’rast ambasadori Abbott na inkurajojë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë. Ambasadori Abbott më ofroi mbështetje të plotë në rrugëtimin tonë si dhe në procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, derisa ishte kategorik që FFK të mbetet e pavarur nga politika”, ka shkruar kreu i FFK-së në rrjetet sociale.























