Vavalis pret mbështetjen e tifozëve për ndeshjet e mbetura të Dritës
BKT
Sport

Vavalis pret mbështetjen e tifozëve për ndeshjet e mbetura të Dritës

Uran Krasniqi / RTKLive

Akis Vavalis po pret mbështetjen e tifozërisë në mënyrë që Drita ta nxjerrë më të mirën nga ndeshjet e mbetura në Superligën e Kosovës.

Trajneri i ri ka folur para ndeshjes që Drita e zhvillon kundër Ferizajt. 

“Jam i kënaqur me atë se çfarë kam gjetur dhe atë çfarë kanë treguar lojtarët në stërvitje, janë vetëm tri ditë që po stërvisim bashkë dhe kam marrë përshtypje shumë të mëdha profesionale . Mbi të gjitha mirëpritja ishte shumë njerëzore dhe po shoh profesionalizëm edhe tek anëtarët e tjerë të stafit dhe besoj që shumë lehtë do të gjejmë gjuhën e përbashkët. Analiza e kundërshtarit është pika ime e fortë, por kjo është akoma më e vështirë për ne për t’u adaptuar me mënyrën e lojës së tyre", ka thënë Vavalis. "Jemi në disponim për ta dhënë më të mirën dhe pres edhe përkrahjen e tifozëve tanë në këto ndeshjet e fundit vendimtare”.