GJERMANI – Asnjë rritje e PBB-së në T1 2023
atsh
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Gjermani ka mbetur i pandryshuar në tremujorin e parë të 2023 krahasuar me tremujorin e mëparshëm, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave.
“Në fund të vitit 2022, PBB-ja ra me 0,5% krahasuar me tremujorin e mëparshëm”, sipas të dhënave të fundit.
Sipas ekspertëve, ekonomisë gjermane aktualisht i mungon vrulli.
Parashikimet e fundit kërkojnë vetëm rritje të lehtë në rastin më të mirë për vitin 2023 në tërësi.
Nëse Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) bie për dy tremujorë radhazi, sipas ekonomistëve kjo mund të çojë në një recesion teknik.
Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit, numri i të papunëve në Gjermani regjistroi një rënie të lehtë në prill, duke arritur në 2,586 milionë, rreth 8 000 më pak se në muajin mars, por 276 000 më shumë se në prill 2022.
Shkalla e papunësisë mbeti e pandryshuar në 5,7 % në prill.























