Real Madrid u rikthehet fitoreve
BKT
Sport

Real Madrid u rikthehet fitoreve

Uran Krasniqi / RTKLive

Real Madrid është rikthyer në rrugën e fitoreve duke e mposhtur Almerian 4-2 në La Liga, ku Karim Benzema ia ka dalë të shënojë hat-trick në pjesën e parë. 

Golin tjetër për "mbretërit" e ka realizuar Rodrygo. 

Për mysafirët kanë shënuar Vinicius Marques dhe Robertone. 

Pas kësaj ndeshje Real Madrid vahzdon të jetë në vendin e dytë dhe e ndajnë vetëm tetë pikë nga Barcelona në krye të La Liga, e cila luan sonte si vendas kundër Real Betisit.

Almeria gjendet në pozitën e pesëmbëdhjetë në tabelë me tridhjetë e tri pikë.